Ku janë të drejtat që na premtuat?

E enjte, 20 nëntor 2014  – “Një çerek shekulli pas adoptimit të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, një hendek i madh është krijuar mes premtimeve të saj dhe jetës së vërtetë të miliona fëmijëve nëpër botë”, – deklaron organizata ndërkombëtare World Vision (WV), në 25-vjetorin e Konventës.  Ky hendek u bë i dukshëm  nga vetë fëmijët e 25 vendeve të ndryshme,  në raportin e tyre “Të shkruash për të drejtat”, publikuar sot nga kjo organizatë. Pjesë e këtij raporti është edhe një letër nga Shqipëria, shkruar nga Emanuela Sulo, nga Babica e Madhe e Vlorës.  “Ti më ndryshove jetën e dashur Konventë… Por, vetëm puna e fëmijëve nuk mjafton që të drejtat e tyre të respektohen. Ka ende shumë mangësi Konventë e dashur, të cilat nuk lejojnë që fëmijët në vendin tonë të gëzojnë të drejtat e tyre në mënyrë të plotë. Dhe e di, që kjo gjë ty të trishton”, – shkruan 17-vjeçarja.

Fëmijë të tjerë kanë përmendur vështirësitë e jetës së tyre, në vendet ku banojnë. “Të drejtat themelore të shëndetit janë ende duke u shkelur në Haiti; vetëm 40% e fëmijëve në vendin tim kanë mundësi të përdorin shërbimet shëndëtësore. Qendra më e afërt shëndetësore me shtëpinë time është dhjetëra kilometra larg dhe unë s’mund të shkoj nëse nuk kam para”, – shkruan 16-vjeçarja Julien nga Haiti.
Mau’men, një 14- vjeçar nga Siria, refugjat ne Liban, përshkruan pasiguritë me të cilat ai përballet çdo ditë. “Lufta ka shkaktuar probleme psikologjike dhe ka bërë që ne, fëmijët sirianë, të bëhemi të mbyllur. Na ka shkatërruar ndjenjat dhe na ka prishur fëmijërinë. Ne nuk po gëzojmë shumë nga të drejtat tona”.   
Drejtuesi i Advokacisë së World Vision, Charles Badenoch, shpjegon se  “ndërsa përkujtojmë 25- vjetorin e Konventës, është koha që të dëgjojmë. Fëmijët janë ekspertët e jetëve të tyre. Ata i njohin shumë thellë nevojat që kanë. Vendimet që merren duke pasur parasysh mendimet e tyre do të jenë më të përshtatshme dhe më të qendrueshme.

Një botë e përshtashme për fëmijët

Sipas World Vision, ky përvjetor është një mundësi që udhëheqësit e botës të bëjnë prioritet të drejtat e fëmijëve, në kuadër të post-objektivave 2015 të Mijëvjeçarit. Fëmijë të shëndetshëm, të përkujdesur dhe të arsimuar bëhen të rritur që ndihmojnë për një shoqëri të shëndetshme dhe paqësore. 
“Suksesi i qëllimeve të post-2015-ës, të cilat zëvendësojnë Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, duhet matur nga aftësia e tyre për të ndikuar jetën e fëmijëve më të varfër dhe më në nevojë, në vendet më të vështira për të jetuar”, – thotë Badenoch.
T’i bëjmë të drejtat realitet

Gjithashtu, World Vision është duke u bërë thirrje të gjitha qeverive në botë për ta bërë Konventën edhe më të fortë e më të detyrueshme për t’u zbatuar, duke ratifikuar një traktat të ri të OKB-së, të quajtur Protokolli i Tretë Optimal. Ky protokoll u siguron fëmijëve të drejtën dhe mundësinë për të raportuar drejtpërdrejt në OKB raste të veçanta të shkeljeve të të drejtave të tyre. Pas kësaj, OKB duhet të hetojë pretendimet e tyre dhe duhet t’i kërkojë qeverisë së atij vendi që të veprojë për zgjedhjen e problemit.

Konventa e Të Drejtave të Fëmijëve, adoptuar në 20 Nëntor 1989, përmban standartet universale të kujdesit për të gjithë njerëzit nën moshën 18 vjeç. Në gjithë historinë, ky është traktati mbi të drejtat e njeriut miratuar më gjerësisht;  194 shtete e kanë firmosur deri tani.
FUND

Raporti i plotë i fëmijëve nga 25 vende të botës, mund të shkarkohet këtu: http://www.wvi.org/united-nations-and-global-engagement/publication/writing-rights-letters-worlds-children

Letra e Emanuela Sulos, në anglisht, pjesë e këtij raporti, mund të lexohet këtu: http://www.wvi.org/united-nations-and-global-engagement/article/writing-rights-emanuela-17-albania

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare, zhvillimi dhe advokimi, e përkushtuar  prej rreth 60 vjetësh për të punuar me fëmijët, familjet dhe komunitetet, në luftë kundër varferisë. Ajo punon në Shqipëri që prej vitit 1999 dhe në Kosovë prej vitit 1998, në edukim, mbrojtje fëmijësh dhe në cështjet e rinisë.

Për më shumë të dhëna:

Elda Spaho Bleta

Communications Advocacy Officer

World Vision in Albania & Kosovo

Office Phone: +355 4 22 58 333/4| Mobile: + 355 68 5015224| Email:
bardha_prendi@wvi.org |
| Main office address: : World Vision, “Asim Vokshi” Street, USLUGA
Complex, Tirana, Albania|
| Mailing address: P.O.Box 1725 Tirana, Albania|
  meero.worldvision.org