Ministria e Brendshme, World Vision Albania, dhe UNICEF Shqipëri hapin Konkursin Kombëtar “Histori të Pathëna 3”. Ftohen të gjithë artistët shqiptarë, të moshës mbi 16 vjeç (brenda ose jashtë vendit), të shkruajnë 𝐧𝐣ë 𝐩𝐨𝐞𝐳𝐢 𝐨𝐬𝐞 𝐧𝐣ë 𝐞𝐬𝐞 dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme për t’i dhënë zë viktimave të trafikimit.
Konkursi synon që përmes poezive dhe eseve, të rrisë ndërgjegjësimin mbi fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore, i cili rrezikon njëjtazi burrat dhe gratë, fëmijët dhe të rriturit, vajzat dhe djemtë në të gjithë Shqipërinë.