Konkursi Kombëtar “Histori të pathëna 3” – Jepi zë historive të trafikimit përmes fuqisë së fjalës

Tiranë – Ministria e Brendshme, World Vision Albania, dhe UNICEF Shqipëri prezantojnë Konkursin Kombëtar “Histori të Pathëna 3”. Konkursi synon që përmes poezive dhe eseve, të rrisë ndërgjegjësimin mbi fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore, i cili rrezikon njëjtazi burrat dhe gratë, fëmijët dhe të rriturit, vajzat dhe djemtë në të gjithë Shqipërinë.       

Ftohen të gjithë artistët shqiptarë, të moshës mbi 16 vjeç (brenda ose jashtë vendit), të shkruajnë një poezi ose një ese dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme për t’i dhënë zë viktimave të trafikimit.

Trego përmes krijimit TËND artistik si e përcepton këtë fenomen, mbijetesën dhe shpresën, ndikimin social, psikologjik dhe ekonomik që trafikimi i personave ushtron mbi shoqërinë tonë dhe sidomos mbi personat e prekur prej tij.

Histori të pathëna 3” do të sigurojë një hapësirë ku artistët të mund të shprehin ndjesitë, interpretimet\, këndvështrimet dhe përvojat e tyre në lidhje me këtë fenomen. Poezitë dhe esetë do të përzgjidhen me kujdes nga një juri e specializuar dhe do të prezantohen në një aktivitet publik, ku do të shpallen dhe do të shpërndahen çmime për fituesit. Njëkohësisht, aktiviteti synon të sfidojë përshtypjet mbizotëruese për trafikimin e qenieve njerëzore, duke nxitur të menduarin kritik dhe diskutime kuptimplota rreth fenomenit, e duke bërë thirrje për veprim.

Ky  aktivitet zhvillohet në kuadër të programit “Transformimii i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe drejtuar nga UNICEF Shqipëri.

Për pjesëmarrjen në konkursin “Histori të pathëna 3”:

  1. Ky konkurs është i hapur për artistë shqiptarë 16+ vjeç, që jetojnë brenda apo jashtë vendit;
  2. Pjesëmarrësit duhet të dërgojnë punimet e tyre me email në adresën: worldvisionalbania@wvi.org
  3. Secili pjesëmarrës mund të dërgojë deri në 3 (tre) punime;
  4. Çdo punim (poezi ose ese) duhet të dorëzohet në pdf dhe të jetë i emërtuar si më poshtë: Histori të Pathëna_Emri Mbiemri i aplikantit_titulli i punimit_numri i punimit;
  5. Pjesëmarrësi duhet të konfirmojë me shkrim përmes emailit të aplikimit se ai/ajo është autori/e i/e poezisë/eseve artistike;
  6. Afati përfundimtar i dorëzimit të punimeve është 1 Dhjetor, ora 23:59.

Specifikime mbi punimin/et:

  1. Poezitë/esetë duhet të jenë vepra origjinale, që nuk janë publikuar më parë për publikun dhe/ose në aktivitete të tjera publike;
  2. Poezitë/esetë nuk duhet të jenë të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale, por duhet të jenë autentike;
  3. Poezitë/esetë duhet të tregojnë këndvështrimin personal të autorit/es për fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore;
  4. Secili prej punimeve duhet të përfshijë një titull, i cili duhet të vendoset në emailin e aplikimit, që korrespondon me numrin e veprës së shkruar, duke ndjekur shembullin: Histori të Pathëna_Emri Mbiemri i aplikantit_titulli i punimit_numri i punimit;
  5. Poezitë/esetë duhet të japin mesazhe që kanë të bëjnë me skllavërinë moderne, trafikimin e qenieve njerëzore, ndikimin e trafikimit të qenieve njerëzore në jetën individuale dhe familjare, histori mbijetese, si ndikon trafikimi i qenieve njerëzore tek të rinjtë dhe fëmijët, etj..

Përzgjedhja:

  1. Një juri e specializuar do të bëjë përzgjedhjen dhe vlerësimin e punimeve. Anëtarët e jurisë janë përzgjedhur me kujdes, bazuar në Terma Reference të mirëpërcaktuara dhe specifike. Juria përbëhet nga individë kompetentë, profesionistë dhe të paanshëm, dhe garanton zbatimin në mënyrë korrektetë të gjitha udhëzimeve dhe procedurave të konkursit,  gjatë procesit të vlerësimit dhe dhënies së çmimeve.
  2. Një përfaqësues nga WVA dhe nga UNICEF janë gjithashtu pjesë e juries së  vlerësimit dhe përzgjedhjes.
  3. Ideja, koncepti dhe origjinaliteti i veprës/veprave artistike janë parimet që do të udhëheqin procesin e vlerësimit/përzgjedhjes;
  4. Moszbatimi i kushteve të vendosura nën seksionin “Specifikime mbi punimin/et” do të çojë në skualifikim dhe refuzim të pjesëmarrjes në konkurs;
  5. Fituesit do të njoftohen paraprakisht nga organizatorët, ndërsa shpallja e tyre për publikun do të bëhet gjatë aktivitetit final;
  6. Anëtarët e jurisë dhe familjarët e tyre të ngushtë nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë konkurs.

E drejta e autorit për punimet artistike:

  1. Autori/ja i/e punimit/eve do të firmosë një dokument i cili i jep UNICEF Albania të drejtën e autorit mbi të;
  2. Për aplikimet e përzgjedhura për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllëse, autori/ja i/e veprës/punimit do t’i japë World Vision Albania dhe UNICEF Albania të drejtën për përdorim ekskluziv, të pakufizuar dhe pa pagesë, të krijimit në fjalë. Esetë dhe poezitë fituese do të përdoren në aktivitete që lidhen me konkursin, arkivin publik dhe aktivitete të tjera promovuese dhe edukative, si edhe do mund të shpërndahen në media, përfshirë ato sociale, mediat online dhe të shkruara;
  3. Autorët e punimeve të përzgjedhura duhet të firmosin me shkrim një leje që pranojnë që fotot e tyre të publikohen në mediat sociale, online apo television (Për personat nën 18-vjeç, leja duhet të firmoset nga prindërit).

Aktiviteti përmbyllës:

  1. Një aktivitet publik do të organizohet në përmbyllje të konkursit “Histori të pathëna 3” ku do të paraqiten edhe punimet më të mira pjesëmarrëse;
  2. Tre fitues do të ftohen që të interpretojnë para publikut poezitë/esetë e tyre gjatë ceremonisë.

Fituesit:

  1. Nga ky konkurs do të përzgjidhen 3 fitues. Secili prej tyre do të marrë si shpërblim një tablet dhe një libër artistik;
  2. Çdo fitues do të njoftohet me telefon dhe email. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të japin emrine saktë, një numërin telefoni dhe një adresë emaili;
  3. Nëse një fitues/e nuk është i/e arritshëm/me brenda shtatë (7) ditëve të javës, dhe/ose nuk përgjigjet, çmimi do t’i jepet pjesëmarrësit/es të/së radhës, sipas rendit të përzgjedhur nga juria; 
  4. Nuk do të ketë zëvendësime ose kompensim në para për çmimin;
  5. Tre poezitë/esetë fituese do të publikohen në mediat online dhe në mediat sociale.