Konica.al – Panairi i Bamirësisë për fëmijët në nevojë

panairi

Arsimi është një luks për disa nga fëmijët e Korçës. Shkak është pamundësia ekonomike që i detyron të qëndrojnë larg shkollës. Për këtë arsye të rinjtë korçarë kanë marrë nismën për organizimin e një panairi gatimesh, me fitimet e të cilit do të sigurojnë artikuj shkollorë për fëmijët e rreth 40 familjeve. Mbështetja dhe realizimi i kësaj nisme erdhi nga World Vision, Qendra Rajonale e Formimit Profesional, Qendra Rinore e Korçës së bashku me Bashkinë e qytetit.

https://konica.al/2018/09/panairi-i-bamiresise-per-femijet-ne-nevoje/