Koha.net – Fëmijët në Kosovë nuk gëzojnë ende mbrojtje ligjore

auto_Seanca-Votimi-Ushtrise-Kosoves-Prishtine-14-12-2018-ab_341544984397

Organizatat të cilat merren me të drejtat e fëmijëve në Kosovë kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të miratojnë sa më parë Projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Në legjislaturën e parafundit të Kuvendit, Projektligji kishte qenë i finalizuar, mirëpo me rënien e Qeverisë ishte kthyer në pikën fillestare. Qeveria e tashme e ka miratuar Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, në qershorin e vitit të kaluar. Aktualisht ai ndodhet për shqyrtim në komisionin për të drejtat e njeriut, barazi gjinore. Drejtoresha e Koalicionit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (KOMF), u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e vonojnë këtë projektligj dhe sa më parë ta procedojnë për miratim në Kuvend.

https://www.koha.net/arberi/146297/femijet-ne-kosove-nuk-gezojne-ende-mbrojtje-ligjore/