Autoritetet policore kanë arrestuar gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Roland Hysi, si dhe psikologen po pranë kësaj gjykate, Elona Meçani. Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të bërë mbrëmjen e së martës në emisionin investigativ “Stop”. Me anë të kameras së fshehtë tregohej sesi 50-vjeçari Hysi shfaqej duke marrë 500 euro ryshfet dhe kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar, për t’i dhënë asaj kujdestarinë e fëmijës. Ndërsa psikologia 28-vjeçare bënte rolin e sekseres.
https://tvklan.al/videoskandali-ne-stop-arrestohet-gjyqtari-dhe-psikologia/