Klan Tv – UNICEF: 25% e fëmijëve bisedojnë me të panjohur

Fëmijët mbi moshën 9 vjeç në Shqipëri kanë akses të palimituar në internet. Një raport i UNICEF ka nxjerrë në pah se 77% e fëmijëve përdorin telefonin çdo ditë dhe qëndrojnë mesatarisht 3 orë online, duke përdorur edhe kamerën pa dijeninë e prindërve. Shifrat bëhen alarmante kur sheh se 25% e fëmijëve bisedojnë online me dikë që nuk e njohin në jetën reale, dhe 16% kanë shkuar më tej duke takuar dikë që e kanë njohur fillimisht në internet.

https://tvklan.al/unicef-25-e-femijeve-bisedojne-me-te-panjohur/