Klan TV – Skemat mbështetëse për fermerët, 6 mijë aplikime pranë AZHBR

Rreth 6 mijë fermerë kanë aplikuar pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për të përfituar nga Skemat Kombëtare Mbështetëse të buxhetit të shtetit. Kjo ka ardhur falë bashkëpunimit të AZHBR me 200 studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, që u përfshinë në fushatën e promovimit për subvencionet. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në një fermë në dalje të Tiranës, Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR nënvizoi planin e qeverisë për rritje të kapaciteteve dhe përfshirjen e studentëve në përgatitjen e kapaciteteve përthithëse për fondet në dispozicion të fermerëve shqiptarë.

https://tvklan.al/skemat-mbeshtetese-per-fermeret-6-mije-aplikime-prane-azhbr/