Ligji është diskutuar dje në Komisionin e Ekonomisë. Deri tani kjo ka gjetur zbatim në Britani, ku janë ndaluar kategorikisht pijet energjike dhe ato me sheqer të shtuar për fëmijët. Sipas dietologëve konsumi i tyre sjell pasojë kryesore obezitetin, dhjamosjen dhe më pas problemet kardiovaskulare që është vështirë të rikuperohen. Ftesa e tyre është qëndrimi sa më larg ndaj këtyre bombave kalorike dhe për këtë nuk duhet vetëm forcimi i ligjit, por ndërgjegjësim në radhë të parë i prindërve.