Klan Tv – Ndalimi i pijeve energjike për fëmijët/ Prindërit skeptikë për mënyrën si do zbatohet

Ligji është diskutuar dje në Komisionin e Ekonomisë. Deri tani kjo ka gjetur zbatim në Britani, ku janë ndaluar kategorikisht pijet energjike dhe ato me sheqer të shtuar për fëmijët. Sipas dietologëve konsumi i tyre sjell pasojë kryesore obezitetin, dhjamosjen dhe më pas problemet kardiovaskulare që është vështirë të rikuperohen. Ftesa e tyre është qëndrimi sa më larg ndaj këtyre bombave kalorike dhe për këtë nuk duhet vetëm forcimi i ligjit, por ndërgjegjësim në radhë të parë i prindërve.

https://tvklan.al/ndalimi-i-pijeve-energjike-per-femijet-prinderit-skeptike-per-menyren-si-do-zbatohet/