Në bazë të ligjit, asnjë person nuk mund të ushtrojë profesionin e psikologut pa qenë i pajisur me licensë nga Urdhri i Psikologut. Kjo vlen për sektorin publik dhe privat, por gjyqtarët e Vlorës e kanë shpërfillur këtë ligj, duke thirrur dy psikologe pa arsimin përkatës dhe pa licensë. Sipas emisionit investigativ “Stop”, kryetarja e Urdhrit të Psikologut ka vënë në dijeni Gjykatën e Vlorës për këto 2 psikologe, por gjyqtarët vazhdojnë t’i thërrasin ato në cështjet e tyre.