Epidemia e fruthit në Maqedoninë fqinje, rënia e temperaturave dhe sidomos mungesa e vaksinimit mund të konsiderohen një terren i favorshëm për përhapjen e kësaj sëmundjeje edhe në Shqipëri. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 3 në Tiranë shpjegon: “Ka shumë prindër që e kanë refuzuar marrjen e vaksinës, por një fëmijë i pavaksinuar jo vetëm është rrezik për veten e tij, por bëhet edhe për ata fëmijë të cilët për shkak të moshës së tyre nuk kanë marrë vaksinën e parë”.