Një tjetër histori pedofilie vjen nga sistemi arsimor i Kosovës. Drejtori i Inspektoriatit Arsimor të Gjakovës tregon se mbi 10 herë ka patur denoncime për shkollën 9-vjeçare “Mazllem Këpuska”. Për mësuesin në fjalë ka patur ankesa nga prindër e nxënës që në vitin 1998, por disa herë ai ka mundur të dalë i pafajshëm nga Drejtoria Rajonale Arsimore. Shefi i policisë së Gjakovës thotë se denoncimi ka ardhur për herë të parë në 23 Dhjetor 2018 dhe më pak se një muaj më vonë, mësuesi është vënë në pranga. Por Drejtoria Rajonale Arsimore, edhe pas denoncimit në polici, e mban në punë mësuesin duke e konsideruar të pafajshëm atë.
https://tvklan.al/akuzohet-per-pedofili-qe-prej-vitit-1998-mesuesi-mbrohet-nga-dar/