Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e përvjetorit të masakrës në Studime të Vushtrrisë, ka kujtuar 116 civilet e pafajshëm të vrarë nga forcat serbe. Ai tha se Institucionet e Kosovës nuk do të ndalin asnjëherë përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të humbur dhe përpjekjet për të cuar përpara drejtësisë autorët e krimeve ndaj popullatës civile.