Klan Kosova – Ministria e Shëndetësisë financon 31 OJQ për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit

ministria shendetesise ks

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi kontratat me 31 OJF, përfituese të mbështetjes financiare nga thirrja publike për financim të projekteve të OJQ-ve në fushën “Ruajtja dhe Përparimi i Shëndetit”. Objektivi i përgjithshëm i thirrjes për propozime ishte realizimi i aktiviteteve që i kontribuojnë ruajtjes dhe përparimit të shëndetit, si dhe forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit me organizatat jo-qeveritare që veprojnë në këtë fushë. OJF-të fituese do të realizojnë projektet në edukim dhe promovim të shëndetit; përmirësimin e shëndetit të grupeve të cenueshme; rehabilitimin fizikal dhe mendor të grupeve të cenueshme dhe përkujdesjen shëndetësore-ditore jashtë spitalore dhe shtëpiake.

http://klankosova.tv/ministria-e-shendetesise-financon-31-ojq-per-ruajtjen-dhe-perparimin-e-shendetit/