Eshtë ditë shkolle, por 11-vjeçarja nga Shtime po qëndron në shtëpi. Vajza ndërpreu mësimet më 2 nëntor, në ditën kur thotë se u mor me forcë nga një 19-vjeçar i cili tentoi të abuzonte seksualisht me të. Babai i vajzës ankohet se djali u lirua pak pas arrestimit dhe se policia nuk u mor fare me gjendjen e viktimës. Prej të mërkurës vajza i kthehet shkollës pasi një grup deputetësh erdhën ta vizitojnë dhe i siguruan një transport për një periudhë shumë të shkurtër derisa të tejkalohet situata.
http://klankosova.tv/11-vjecarja-akuzon-19-vjecarin-per-tentimdhunim-ne-shtime-video/