Kërkohet ekspert / kompani për: “Përgatitja e raportit me histori suksesi dhe praktikat më të mira të riintegrimit të të rikthyerve në 10 bashki në Shqipëri.

Postuar: 2/09/2022

World Vision Albania kërkon të kontraktojë një Ekspert / Kompani për: “Përgatitja e raportit me histori suksesi dhe praktikat më të mira të riintegrimit të të rikthyerve në 10 bashki në Shqipëri.”

Detyrat:

– Identifikimi dhe dokumentimi i 20 historive të suksesit dhe praktikave më të mira për riintegrimin e të kthyerve në Shqipëri, të ndërtuara gjatë zbatimit të projektit RE-IN-VEST në 10 bashki në Shqipëri.

– Përgatitja e publikimit/raportit me 20 histori suksesi dhe praktikat më të mira, në bashkëpunim me ekipin e projektit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave : 17 shtator 2022.

Ju mund të shprehni interesin tuaj me email në adresën: jurven_malaj@wvi.org

Për pyetje kontaktoni në numrin 0686082072.

Për më shumë informacion, referojuni dokumenteve të mëposhtme:
Documents: 
terms_of_reference_1
doc2_kodi_furnitorit_0