Është përuruar me ndihmën e World Vision hapësira zhvillimore në shkollën “Skenderbeg” të qytetit të Shkodrës. Modeli inovativ i shërbimeve të integruara bazohet mbi nevojat e ndryshme në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, e që nxit partneritetin mes shkollës dhe profesionistëve/specialistëve për të ofruar shërbime të integruara psiko-sociale, zhvillimore, terapeutike brenda hapësirave shkollore me qëllim zhvillimin e fëmijëve dhe me fokus të veçantë të fëmijët me aftësi ndryshe.