Postuar: 4/04/2023
Që nga marsi i vitit 2019, World Vision Albania në bashkëpunim me Fondacionin “Fryma e Dashurisë” (FFD/DA) zbatojnë projektin RE-IN-VEST- Riintegrimi i të rikthyerve, investimi për ta në Shqiperi, në 10 bashki të vendit. Ky projekt mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (Bundesministerium für ëirtschaftliche Zusammenarbeit und Entëicklung, BMZ) dhe zbatohet në Shqipëri nga GIZ Albania, në kuadër të programit “Migracioni për zhvillim”. Nëpërmjet RE-IN-VEST familjet e rikthyera kanë përfituar mbështetje konkrete në 10 bashki: Korçë, Maliq, Përrenjas, Belsh, Cërrik, Kamëz, Vlorë, Mirditë Kurbin dhe Tiranë.
6262 individë nga të cilet 4130 femijë, kanë përfituar nga aktivitetet me fokus socializimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve nga projekti. 1089 familje janë mbështetur me paketa ushqimore, paketa higjienike. Një pjesë e tyre janë mbështetur gjithashtu me qera po pajisje shtëpiake, duke kontribuar kështu në krijimin e kushteve optimale për jetesë për fëmijët dhe të rriturit e këtyre familjeve. 244 nga këto familje janë mbështetur të ndërtojne kapacitetet si të përgatisin dhe menaxhojnë planin e tyre te biznesit dhe sesi t’i kthejnë planet e biznesit në aktivitete ekonomike për gjenerimin e të ardhurave të qëndrueshme. Përveçse hedhjes së hapave për mirëqënie të qëndrueshme për familjet e tyre, shumë prej përfituesve të RE-IN-VEST janë tashmë shembuj pozitive në komunitetet ku ata jetojnë. Ata janë modele që motivojnë dhe kthejnë shpresën, duke dhënë njëkohësisht praktikat e mira riintegruese të RE-IN-VEST, nëpërmjet historive jetësore të përfituesve konkretë në 10 bashkitë ku zbatohet.
Ky manual do prezantojë disa nga të rikthyerit dhe familjet e tyre, të cilët po investojnë në komunitetet ku ato janë kthyer, për të ndërtuar një jetese normale për fëmijët dhe familjet e tyre.