Hapa të vegjël drejt së ardhmes

273680529_1733270313514774_4613218326300203086_n

Unë quhem Izabela, 14 vjeç nga Durrësi dhe dua t’iu tregoj se si nisi rrugëtimi im 5 vite me parë në grupet IMPACT.

Për herë të parë në klasën e 6-të u prezantova me grupet rinore IMPACT dhe mora ftesën për të qenë pjesë e këtij grupi i cili po krijohej në shkollën tonë. Kjo ftesë erdhi në një moment që unë kisha nevojë të bëja diçka ndryshe. Realisht jam shumë e lumtur që e kam pranuar ftesën për tu përfshirë në aktivitete jashtëshkollore sepse më kanë ndihmuar që të jem më mendje hapur dhe të shikoj përtej përditshmërisë sime. Për mua ishte diçka e panjohur dhe asnjëherë nuk kishim patur një grup të tillë në shkollë. Isha një fëmijë gjithmonë i heshtur e kisha të vështirë për të folur në grup dhe në publik.

Gjithashtu nuk kisha aq shumë njohur me aktivitetet që ndodhnin në shkollë dhe nuk përfshihesha shumë për shkak se isha shumë e ndrojtur dhe e pasigurt. Në zonën ku unë jetoj nuk kishim hapësira ku ne të rinjtë të kemi mundësi të kalojmë kohën e lirë apo të shprehim talentet tona. Të vetmet mundësi që kishim ishin të qëndronim në shtepi ose të bënim një xhiro me prindërit tanë, sepse të dalësh me shoqet apo shokët na duhet të bejmë shumë rrugë në këmbë sa të arrijmë tek destinacioni gjë që është pak e rrezikshme.

Por përfshirja si anëtare në grupin e IMPACT më ka ndihmuar që të fitoj më shumë siguri tek vetja, më ka mësuar si të bashkëpunoj me shoqet dhe shokët dhe për më tepër si të kontribuoj për zonën time. Më ka bërë që ta shikoj komunitetin tim si një pikënisje për të filluar ndryshimin duke nisur nga shkolla dhe lagjia jonë. Sot e shoh veten si një e re aktive dhe e ndjej veten të përgatitur për t’u përballuar me sfidat që përballem, por edhe të ngre zërin për ata që nuk kanë një zë. Nga ana tjetër mund të ndihmoj si anëtare e një grupi i cili ka në fokus të rinjtë. Ne kërkojmë të drejtat tona, por pa harruar detyrat dhe mund të kontribuojmë ta bëjmë vendin tonë më të mirë.

 

Në grupin e IMPACT, ku unë tashmë bëj pjesë prej gjysmë dekade,  kemi patur mundësi që të zhvillonim tema të ndryshme si: mbrojtja e mjedisit apo të drejtat e njeriut etj. Kur shihja fëmijë të moshës time që flisnin pa barriera dhe ndanin opinionin e tyre, më inkurajonin më shumë edhe më bënë të ndihesha më e sigurt për të shprehur mendimet e mia.

Udhëtimi im që nisi për të pasur ndikim pozitiv në jetën e bashkëmoshatarëve të mi pati në fillim ndikim të madh tek unë. Do doja të gjeja më shumë fjalë për të përshkruar mundësitë e vyera që më ofroi ky grup. Në e ndjejmë vetën më të fortë së bashku dhe tashmë jemi gati që zërin tonë ta çojmë përtej institucioneve në Durrës. Duam që të bëhemi të gjithë bashkë kudo që ka grupe IMPACT në Shqipëri dhe të ngremë zërin që të kthehet vëmendja tek të rinjtë; të krijohen hapësira që i dedikohen atyre; të kemi më shumë aktivitete fizike dhe çdo qytet të ketë në fokus ndërtimin e një qëndre multifunksionale për ne të rinjtë.

 

Gjatë vitit të fundit, World Vision në Durrës ka punuar me 9 grupe të rinjsh të përbërë nga 116 të rinj nga mosha 12 -18 vjeç. 6 prej këtyre nismave kanë patur në fokus kujdesin për mjedisin, jetën e shëndetshme për fëmijët dhe të rinjtë; dhënien e mesazheve sensibilizuese për të respektuar dhe mbështetur njëri tjetrin në situata të vështira; përdorimin e teknologjisë në favor të krijimit të marrëdhënieve të shëndetshme me njëri tjetrin