Prindërit strikt dhe mosmiratimi social janë ndër faktorët që i bëjnë vajzat adoleshente në vendet në zhvillim të mos kenë një telefon celular. Ndërkohë e kundërta ndodh me djemtë. Sipas një studimi qasja e kufizuar në teknologjinë mobile nënkupton gjithashtu që vajzat të detyrohen t’i mbajnë telefonat në fshehtësi, duke i lënë ato më të pambrojtura ndaj efekteve të dëmshme të mediave sociale për shkak të mungesës së përvojës së tyre në internet.