Për herë të parë në Shqipëri u lançua një studim, i cili analizon marrëdhënien që ekziston mes fuqizimit të nënës dhe fuqizimit/ përmirësimit të jetës së fëmijës.
Sipas të dhënave të studimit, një nënë e fuqizuar rrit fëmijë të fuqizuar. Kjo është një ndër gjetjet kryesore të studimit të ndërmarrë nga World Vision Albania. Si rrjedhojë, fuqizimi i nënave është i lidhur ngushtë me qendrimet pozitive ndaj të mësuarit dhe marrjen e njohurive të reja. Gjithashtu, nënat që përfshihen në vendimmarrjet e familjes, kanë akses në ndihmën ligjore dhe arrijnë të mbrojnë fëmijët e tyre nga dhuna.
Mbledhja e të dhënave të këtij studimi është realizuar në harkun kohor maj-qershor 2021. Pjesë e tij janë bërë 464 fëmijë të grupmoshës 11-17 vjeç dhe 464 gra (nëna) të grupmoshës 35-50 vjeç në 8 qytete të vendit.
Studimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: https://worldvision.al/empowered-women-empowered-children