Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva, u shpreh se ndërsa Turqia dhe Rusia mbajnë interesat strategjike në Ballkan, ato nuk janë interesat më të mira për rajonin. Bullgaria, e cila mban presidencën e Këshillit të BE-së që nga janari, është duke u përpjekur shumë për të kthyer vëmendjen nga rajoni, duke bërë thirrje për fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë pa vonesë. Për këtë qëllim, presidenca bullgare do të presë “Samitin e Sofjes”, ku liderët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së do të takohen me krerët e vendeve të Ballkanit.