Gazeta Shqip – Rama publikon hartën, zonat që përfitojnë ndërtimin e shkollave të reja

harta

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë, duke publikuar hartën e zonave ku do të rindërtohen, kopshte dhe shkolla, në të gjithë vendin. Në hartë detajohen sipas qarqeve investimet që do të bëhen, ku qarku ku do të vihet dorë më shumë është Lezha, me 3 shkolla, dy kopshte dhe pesë terrene sportive. Pas këtij qarku, vëmendja më e madhe do të shkojë në Vlorë me 5 shkolla, një kopsht dhe tre terrene sportive. Ndërkohë më pak investime janë parashikuar që të bëhen në Dibër vetëm me dy shkolla.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/05/14/rama-publikon-harten-zonat-qe-perfitojne-ndertimin-e-shkollave-te-reja/