Gazeta Shqip – Komuniteti rom thyen tabutë, 420 fëmijë regjistrohen në shkollë

komuniteti

Rreth 420 nxënës u janë shtuar 8 shkollave në Fushë-Krujë gjatë dy viteve të fundit, nga të cilët 50% i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian, ndërsa gjysma tjetër komunitetit në mazhorancë. Këta fëmijë janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, pavarësisht se janë të moshave të ndryshme, ose janë rikthyer pas shkëputjes së tyre për shkaqe të ndryshme. Kjo u arrit Falë projektit “Shansi i dytë” të implementuar në Njësinë Administrative të Fushë-Krujës, në Bashkinë Krujë.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/12/20/komuniteti-rom-thyen-tabute-420-femije-regjistrohen-ne-shkolle/