Futbollistët me mesazhe kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave!

Këtë fundjavë, ndeshja mes ekipeve të Laçit dhe Skënderbeut ka nisur ndryshe, pasi lojtarët zbritën në fushë me fanella dhe banderola për të dhënë mesazhin se nuk asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Aktiviteti u organizua nga Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin në bashkëpunim me Bashkinë Kurbin në kuadër të #16ditëvetëaktivizmit , ndërsa mesazhe ndërgjegjësuese u ndanë nga të rinjtë e qendrës edhe për tifozët e pranishëm në stadium.

Prej hapjes së saj në tetor 2023, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin ka ofruar mbështetje psiko-sociale, shëndetësore dhe ligjore për të paktën 13 gra dhe vajza, të mbijetuara të dhunës në Bashkinë Kurbin.

Këto aktivitete janë pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin”, një iniciativë e UNDP Albania, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar në partneritet me World Vision Albania dhe Bashkia Kurbin.