Të rinjtë kanë nevojë të mbështeten për të zhvilluar aftësi të buta dhe të inkurajohen të ndërmarrin nisma të reja në komunitetet e tyre.
Në një trajnim treditor, 17 të rinj nga Librazhdi kanë mësuar se si të hartojnë një plan biznesi dhe të nxisin idetë inovative për sipërmarrje biznesi në zonën ku ata banojnë.
Pas evidentimit të ideve, një pjesë e të cilave lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë e Food Hub (Pikës së Grumbullimit) të ndërtuar tashmë në Librazhd, të rinjtë do të marrin edhe mbështetje teknike dhe materiale për t’i vënë ato në jetë. Ndërkohë vetë të rinjtë theksuan potencialin dhe mundësitë që shohin në zonën e tyre për t’u investuar aty, për të zhvilluar zonën dhe për të mos u larguar nga vendi.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit“𝐉𝐨 𝐝𝐫𝐨𝐠ë. 𝐏𝐢𝐤ë 𝐆𝐫𝐮𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢. 𝐍𝐣ë 𝐚𝐥𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐯ë 𝐞 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐧ë 𝐋𝐢𝐛𝐫𝐚𝐳𝐡𝐝”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Bashkia Librazhd në partneritet me World Vision Albania.