Fermerët, të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd kanë hedhur hapa të qendrueshëm në rritjen e prodhimit dhe cilësisë së produkteve lokale, si dhe kanë rritur kapacitetet për të filluar aktivitete ekonomike që gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre.
Gjatë 28 muajve të fundit, në kuadër të projektit “Jo drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternativë e qendrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd”:
Një Pikë Grumbullimi është ndërtuar dhe është vënë në funksion të fermerëve për grumbullimin, magazinimin, promovimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale që kultivohen në këtë bashki.
360 fermerë janë trajnuar për rritjen e cilësisë dhe sasisë se produkteve lokale si dhe mundësisë për të patur kontrata shitje me Food Hub.
20 të rinj kanë ngritur kapacitetet për të filluar aktivitete ekonomike që gjenerojnë të ardhura, ndërsa 10 prej tyre janë mbështetur me pajisje të ndryshme për të nisur biznese.
1500 të rinj janë ndërgjegjësuar për krijimin e ideve për alternativa zhvillimi në zonë dhe parandalimin e përfshirjes në aktivitete të paligjshme.
Ndiqni videon për t’u njohur me disa prej historive të suksesit të këtij projekti.
Projekti “Jo drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternativë e qendrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd” u financua nga Bashkimi Evropian dhe u zbatua nga Bashkia Librazhd në bashkëpunim me organizatën World Vision Albania.