Ftesë për pjesëmarrje në tendër/ Shërbime printimi

Organizata World Vision Albania shpall të hapur tenderin për “Shërbime Printimi”.

Të gjithë bizneset e interesuara janë të ftuara të dërgojnë kërkesën e interesit në adresën: vangjel_kojku@wvi.org  brenda dates 29 Mars 2024. 

Shërbimet e printimit që kërkohen:

  • Fletëpalosje
  • Broshura
  • Postera
  • Kartvizita

Të gjitha bizneset që do të dërgojnë kërkesën e interesit do të ftohen të marrin pjesë në tendër, ku do të kenë mundësi të dorëzojnë ofertën e tyre.

Për këtë shërbim, World Vision Albania do të nënshkruajë një kontratë 2-3 vjeçare me biznesin fitues.

Ju falenderojme për vemendjen dhe interesin tuaj. 

Rreth nesh

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej dy dekadash, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ndikon në jetën e rreth 50 mijë fëmijëve në 18 bashki.