Foto-broshurë “Ndërtimi i reziliencës dhe aftësive për Reduktimin e Riskut ndaj Fatkeqësive (RRF) nëpërmjet angazhimit të shkollës dhe komunitetit”.

Postuar: 11/01/2022

Plani i Emergjencave; Mënyrat e evakuimit të sigurtë; Numrat e kontaktit në raste emergjence; të gjitha këto informacione dhe të tjera janë të përmbledhura në këndet e informacionit në 23 shkolla të vendit për t’ju ardhur në ndihmë komunitetit në shkollë për të rritur njohuritë për të përballuar situatat emergjente.

Përmes kësaj foto-galerie do të keni mundësi të shihni se si fëmijë, adoleshentë, dhe mësues në 23 shkolla të vendit, në Tiranë, Kamëz, Durrës, Kavajë, Kurbin dhe Lezhë janë përfshirë në projektin “Ndërtimi i reziliencës dhe aftësive për Reduktimin e Riskut ndaj Fatkeqësive (RRF) nëpërmjet angazhimit të shkollës dhe komunitetit”.

Ky projekt u mbështet nga  UNICEF Albania, SDG AccelerationFund, nëpërmjet financimit të qeverisë holandeze dhe u zbatua nga World Vision Albania, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Photo_brochure