“Prindërit i kishte pa punë, ajo ishte më e madhja…Ishin dhe tre fëmijë të tjerë…Një ditë nuk e shohim mirë… Ishte e gërvishtur, e nxirë… E pamë vetëm, e afruam dhe e pyetëm se çfarë kishte… Filloi duke qarë dhe duke treguar… Babai më rreh, më gjuan kot… Fillon dhe rreh mamin… Psikologia na ndihmoi që e referuam NJMF-ve si rast.”
Kjo është historia e Anës, rrëfyer nga një mike e saj që është gjithashtu një nga vajzat pjesë e Grupeve të Mbrojtjes së Fëmijëve në Kurbin…
Ndiqni historinë e Anës dhe Genisës, por dhe përvojat e shumë fëmijëve të tjerë që janë bërë pjesë e Grupeve të Mbrojtjes së Fëmijëve. Mënyra sesi ata referojnë rastet e dhunës në Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, si sensibilizojnë dhe japin informacion tek bashkëmoshatarët…
Por dhe kërkesat e tyre në Bashkinë e Kurbinit për shtimin e një punonjësje të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe një numër telefoni falas me anë të të cilit ata të denoncojnë dhunën…