Postuar: 6/01/2023
180 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara në Bashkinë Prrenjas do të kenë së shpejti në dispozicion një ambient të ri që do të ofrojë shërbime të integruara në varësi të nevojave që ata kanë.
Prej disa ditësh, në qytetin juglindor ka nisur puna për vënien në funksion të Qendrës Komunitare për shërbime ndaj aftësisë së kufizuar, në kuadër të projektit me të njëjtin titull, “Qendër Komunitare për shërbime ndaj aftësisë së kufizuar”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas.
Projekti është hartuar si një ndërhyrje disaplanëshe me objektiv të përgjithshëm: Fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në bashkinë Prrenjas u jepet mundësia për të realizuar potencialin e tyre të plotë.
Për të mësuar më shumë mbi qëllimin e projektit dhe rezultatet e pritshme ju ftojmë të lexoni fletëpalosjen.