“Festivali i Rinisë për Drejtësi Sociale”: “Play United” të rinjtë për gjithëpërfshirjen

AI3I3374

“Festivali i Rinisë për Drejtësi Sociale” zhvendoset në Parkun Rinia, për të startuar aktivitetin “Play United”!

Këtë fillim viti shkollor, 25% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk do të mund të ndjekin arsimin parauniversitar.  Fëmijët, por edhe familjet e tyre, prej vitesh po përballen me vështirësi të mëdha që lidhen; me mungesën e mësuesve të kualifikuar, ambienteve miqësore, stigmës, shërbimeve të integruara në shkolla dhe në komunitete ku ata jetojnë.