Festivali i Rinisë 2023: Një botë me mundësi për të rinjtë

Për të shtatin vit radhazi, organizata World Vision Albania në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO organizon Festivalin e Rinisë 2023.

Eventi kombëtar me fokus të rinjtë do të bëjë bashkë në Tiranë rreth 100 të rinj nga 7 bashki të vendit. Me synimin për të sjellë një frymë inovative dhe duke përdorur teknologjinë si mjet për sukses, Festivali do të trajtojë çështjen e punësimit të të rinjve dhe ndërlidhjen e tyre me tregun e punës.

Të rinjtë do të sjellin për diskutim dhe do të ofrojnë zgjidhje për problematikat që i shqetësojnë në komunitetet ku jetojnë,si dhe do të kërkojnë angazhim nga institucionet qendrore e vendore, donatorët dhe organizatat që të ndërmarrin veprime konkrete për adresimin e tyre.

Vendi: Piramida e Tiranës.

Datë: 27 Shtator 2023

Ora: 11:00

Të rinjtë ju presin! Eja edhe ti!