Festivali i Rinisë 2019 – Qindra të rinj bashkë kundër dhunës ndaj fëmijëve

main

Në ditën e dytë të Festivalit të Rinisë 2019, qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Bosnje dhe Hercegovina u bënë bashkë në një aktivitet masiv për të ngritur zërin për pasojat që sjell dhuna ndaj fëmijëve dhe adoleshenteve, e parë nga perspektiva e fëmijëve dhe profesionistëve të zhvillimit të fëmijëve.

 

Në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse, të rinjtë sollën për diskutim problemin e dhunës tek fëmijët; mungesën e shërbimeve që mbështesin fëmijët e dhunuar, por nga ana tjetër edhe arsyet kryesore të mosraportimit të dhunës.

46% e fëmijëve janë indiferentë dhe nuk duan të përfshihen në raportimin e rasteve të dhunës dhe 34% e tyre nuk e raportojnë për shkak të mungesës së besimit që institucionet do ta zgjidhin situatën.