Festivali i Rinisë 2019, bën bashkë të rinjtë e Ballkanit Perëndimor

8

World Vision, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO), organizojnë për të parën herë Festivalin e Rinisë në nivel ballkanik.

Konferenca Rajonale për të rinjtë do të çelë siparin e një festivali maratonë me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë adoleshentë e të rinj, përfaqësues nga shoqëria civile, institucione shtetërore, agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare. Temat kryesore do të kenë në fokus: pjesëmarrjen, mbrojtjen, punësimin dhe sipërmarrjet rinore.

Të rinjtë duan që qeveritë e tyre të demostrojnë transparencë dhe llogaridhënie, duan që zyrtarët të mos jenë të korruptuar, një gjyqësor të pavarur, dialog të hapur me qytetarët dhe shërbime të mira publike (shëndetësi, arsim, siguri etj.)

Këto janë aspiratat e rinisë, por edhe të të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. World Vision, ka marrë angazhimin të impaktojë jetët e fëmijëve, të rinjve dhe komuniteteve. Ne dëshirojmë që fëmijët dhe të rinjtë të rriten duke u ndier të mbrojtur, të përfshirë dhe të fuqizuar”,- u shpreh hapje të këtij Festivali, Znj. Eljona Boçe Elmazi, drejoresha e World Vison për Ballkanin Perëndimor.