Fëmijët, aktivistët për përfshirjen e Personave me Aftësi të Kufizuar

Jemi bashke_EU Grant 1

Shoqata “Runja” realizoi aktivitetin përmbyllës në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri”, zbatuar nga World Vision Albania në partneritet me FShDPAK dhe MEDPAK.

 
20 vullnetarë, të rinj, dhe qytetarë dibrane morën pjesë në aktivitetin ndërgjegjësues të organizuar nga nxënësit e shkollës ” Demir Gashi”, i cili kishte si qëllim përfshirjen dhe integrimin në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara.

#jemibashkë #socialprotection #socialinclusion

#20vjetWorldVisioninAlbaniaandKosovo