Familja, strehëza më e sigurt për fëmijët

Arjan and his children_0 (1)

“Kur çdo gjë duket e pashpresë, Zoti sjell njerëz në jetën tënde në momentin e duhur”, thotë Arjani, një baba i cili po rrit i vetëm 3 fëmijët e tij, Mateo 8 vjeç, Malvina 7  dhe Fabiana 8 vjeçe. Për më tepër se dy vjet, mamaja e tyre la shtëpinë, tre fëmijët dhe burrin e saj.

Arjani duke ndihmuar vajzën e tij Fabianën që të përgatitet për në shkollë. Foto nga Bardha Qokaj (Prendi).

Në vitin 2008 familja emigroi në Greqi. Bashkëshortët dhe tre fëmijët e vegjël po jetonin të lumtur së bashku derisa diçka tragjike ndodhi. Në moshën 5 vjeçare, fëmija më i madh Fabian u sëmur me  pneumoni, duke shkaktuar vdekjen e tij, një tragjedi e madhe kjo për familjen. Mamaja nuk mundi ta përballonte humbjen dhe ra në depresion. Një vit më vonë, ata patën një fëmijë tjetër, një vajzë që mori emrin e vëllait të saj, Fabiana. Por mamaja ende nuk po e përballonte vdekjen e djalit dhe në disa momente për shkak të përkeqësimit të depresionit filloi të trajtonte fëmijët e tjerë shumë ashpër. Në vitin 2012, familja u kthye në Shqipëri me shpresën se gjërat do të bëheshin më mirë për gruan e familjen e Arjanit. Por situata erdhi duke u përkeqësuar. Gruaja e Arjanit mori të tre fëmijët dhe la shtëpinë. Për 6 muaj ajo qëndroi te shtëpia e motrës së saj në një qytet tjetër. “Ishte një ëndërr shumë e keqe të qëndroja larg fëmijëve për 6 muaj. Dëgjoja nga njerëzit se ajo nuk kujdesej dot për ta dhe i trajtonte shumë ashpër. Iu luta asaj të kthehej por ajo nuk donte”, thotë Arjani me lot në sy. “Një ditë ajo më telefonoi dhe me tha se do t’i linte fëmijët motrës së saj dhe do shkonte në Greqi. Kështu që shkova atje dhe mora fëmijët. Nuk mund ta besoja kur i përqafova serish fëmijët e mi të vegjël”, thotë Arjani. Ai dhe tre fëmijët mbetën të vetëm në mes të kaosit pasi Arjani nuk ishte i punësuar dhe nuk ishte në gjendje të siguronte për nevojat bazë e të përkudesej për ta.

World Vision e referoi rastin tek Njesia e Mbrojtjes së Fëmijëve, e cili së bashku me grupin multidisiplinar u mblodh në Bashki për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme, por edhe afatgjatë. Përveç ndihmës urgjente për familjen, si ushqime dhe veshje, për Arjanin u gjet një punë në ndërtim, që do i ndihmonte ata me më shumë të ardhura. “ Ka patur momente që doja vërtet të dorëzohesha kur ne nuk kishim asgjë për të ngrënë, momente kur fëmijët sëmureshin dhe unë nuk dija çfarë të bëja. Mendoja se ishte më mirë që ata të ishin në një strehëz shtetërore. Kur pothuaj isha gati duke bërë diçka të tillë, World Vision dhe Njesia e Mbrojtjes së Fëmijëve erdhi tek unë dhe ofroi jo vetëm mbështetje fizike por edhe emocionale. Ata me qëndruan afër familjes time në momentet më të vështira, dëgjuan problemet e mia dhe më inkurajuan. Ata ishin si një familje për mua. Për shkak të mbështetjes së tyre, ne jemi ende bashkë” thotë Arjani, uke parë me dashuri fëmijët e tij. Njesia e Mbrojtjes së Fëmijëve, World Vision, Bashkia dhe agjensi të tjera të zones, janë duke punuar së bashku në mënyrë që familja e Arjanit dhe 27 familje të tjera në nevojë të kenë një mbështetje afatgjatë dhe kujdes për të rritur fëmijët e tyre.

Arjani, gjatë punës. Foto nga Bardha Qokaj (Prendi).

Familja jeton në dy dhoma të vogla në një shtëpi të varfër, të ndërtuar së fundmi. Pavarësisht varfërisë, e cila ishte lehtësisht e dukshme, shtëpia është plot me dashuri. Arjani është kaq i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij dhe ata janë kaq të afërt me njëri-tjetrin. Mbajtja e gjërave në rregull dhe pastër është pjesa më e vështirë për Arjanin, por kur sheh fëmijët, vështirë të besosh në fjalët e tij. Rrobat e fëmijëve shkëlqejnë ndonëse ai punon gjithë ditën në ndërtim. Arjani sigurohet që tre fëmijët të shkojnë të përgatitur në shkollë. Kur fëmijët sëmuren, ai lë çdo gjë tjetër dhe i dërgon te doktori. Përpara se të shkojë në punë, ai zgjohet në 5 të mengjesit dhe u lë gati fëmijëve mëngjesin dhe drekën. Pavarësisht moshës së tyre, fëmijët mundohen ta mbështesin babain e tyre. Ata përgatisin kafe për të, nuk ankohen për asgjë dhe i japin atij, shumë shumë dashuri.

Duke pritur të atin të kthehet në shtëpi. Foto nga Bardha Qokaj (Prendi).

Fëmijëve u mungon shumë e jëma por ata nuk flasin për të. Kur ata lozin, motra më e madhe Malvina bën rolin e nënës, Mateo bën babain dhe Fabina rolin e fëmijës. Pavarësisht çdo lloj vuajtje që kjo familje ka kaluar, fëmijët ende kanë ëndrra dhe shpresa, sytë e tyre janë plot dritë. Për Arjanin, momentet më shpërblyese janë ato kur familja mblidhet së bashku në vaktin e darkës dhe kur sheh fëmijët të flenë në të njëjtën dhomë me të. “Harroj gjithçka kur i shoh fëmijët të lumtur, të buzëqeshur dhe të ushqyer,” thotë Arjani duke mbajtur dorën e vajzës së tij.

Duke përcjellë fëmijët për në shkollë. Foto nga Bardha Qokaj (Prendi).