Exit.al – 16 gra e vajza të vrara nga dhuna në familje në 2018-ën

dhuna

Dhuna në familje, në Shqipëri, vazhdon të jetë e përhapur në të gjitha shtresat e popullsisë. Sipas INSTAT dhe UNDP, rreth 53 për qind e grave (rreth 750 mijë gra) janë shprehur se kanë qenë viktima të dhunës në familje të paktën një herë në jetën e tyre. 16 gra dhe vajza humbën jetën nga dhuna në familje në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2018. Ndërkohë gjatë 8 viteve të fundit 106 gra dhe vajza janë vrarë dhe masakruar, 73 prej të cilave janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

https://exit.al/2018/11/16-gra-e-vajza-te-vrara-nga-dhuna-ne-familje-ne-2018-en/