EMIGRIMI I ZBULOI PASIONIN PËR MAKINAT

Ndihma për të kuptuar se atë që do e ke përpara syve

Emiljani ka qenë gjithmonë një djalë i pasionuar pas makinave, por nuk e kishte menduar kurrë që e ardhmja do të lidhej ngushtë me këtë mjet.

Ai sot ka një nga serviset më të njohura në Mirditë dhe

të gjithë këtë e ka krijuar vitet e fundit. U desh që të largohej jashtë, për të kuptuar që e ardhmja e tij do të ishte aty ku ka hedhur hapat e para në jetë. E ndoshta edhe ku ka xhiruar gomat për herë të parë.

tart-upi i Emiljanit mori hov pasi u bë pjesë e trajnimeve nga World Vision Shqipëri për të zhvilluar kapacitetet e tij të biznesit e për të bërë një plan-biznesi, dhe pasi ideja e tij u mbështet nga kjo organizatë përmes projektit RE-IN-VEST të mundësuar nga GIZ dhe qeveria gjermane.

Por rruga për të mbërritur deri këtu ishte e gjatë, madje, i “ra” nga Gjermania.

Në vitin 2015 kur Emiljani sapo ishe martuar, së bashku me bashkëshorten e tij mendoi të emigronte drejt Gjermanisë, pasi shumë të afërm të tij kishin bërë të njëjtën gjë. Shkuarja në Gjermani nuk ishte e vështirë, por me kalimin e ditëve atje, e kuptonte gjithmonë e më tepër se shanset për të qëndruar ishin të pakta. Ditët kalonin monotone, të qeta, dhe një nga argëtimet e tij ishte të vëzhgonte makinat e pafundme në rrugët gjermane e të mësonte sa më shumë për to.

“Kur u nisa e kisha menduar më të lehtë punën e dokumenteve. Mendoja se do e zgjidhnim shpejt këtë punë, por dita-ditës kuptonim se ishte tepër e vështirë. Megjithë përpjekjet e bashkëshortes sime e cila fliste perfekt anglisht, nuk ua u mbushëm dot mendjen gjermanëve”-tregon ai duke qeshur.

Një vit më vonë, në 2016-n, u rikthyen në Mirditë. Muajt e parë kanë qenë shumë të vështirë për të pasi i dukej sikur kishte dështuar në iniciativën e parë të rëndësishme që ndërmori. Dëshpërimi nisi ta vinte poshtë.

“Isha i dëshpëruar sepse nuk po orientohesha dot. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha kaluar një vit duke pritur dhe ndërkohë mendjen e kisha të ikja prapë. Por ndoshta njeriu kur kalon një situatë të vështirë, aty kupton dhe kapacitetin dhe aftësinë e tij se çfarë mund të bëjë” tregon Emiljani.

Në mes të kësaj situate pa rrugëdalje, Emiljani ra në kontakt me koordinatorin e projektit RE-IN-VEST në Mirditë, përmes institucioneve vendore të cilat referojnë pranë World Vision Shqipëri të gjitha familjet e rikthyera. Më pas Organizata studion në mënyrë të përimët çdo rast të referuar,viziton familjet dhe bashkë me partnerët planifikon ndërhyrjen specifike të ndihmës për secilën prej tyre.

World Vision Shqipëri fillimisht e ndihmoi familjen e Emiljanit me pako ushqimore, më pas i mundësoi të bëhej pjesë e trajnimeve për të hartuar një plani biznesi, derisa u shpall fitues i një start up-i. Biznesi i Emiljanit është një nga 5 start up-et e mbështetura përmes REIN-VEST në Mirditë.

Duke shfrytëzuar njohuritë e tij për makinat dhe dëshirën që kishte për t’i zbër thyer ato, mendoi të hapte një servis makinash.

“Ndihma që mora nga organizata World Vision Shqipëri ishte shumë domethënëse dhe në kohën e duhur. Në fillim më dhanë një shumë monetare dhe herën e dytë me ndihmuan me pjesë këmbimi për makinat”.

Duke qenë djalë i ri dhe biznes i ri, ndihma përmes REIN-VEST iu dha me dy faza; në fazën e parë një shumë monetare për të plotësuar me pajisje bazë servisin e tij e për ta bërë funksional, dhe në fazën e dytë, bazuar në plan-biznesin e vetë Emiljanit, përmes plotësimit të nevojave të tjera për pajisje, siguruar nga World Vision Shqipëri.

Emiljani është tepër i kënaqur me punën që ka dhe sipas tij kjo gjë i ka ecur shumë mirë. Ai gjurmon tërë kohën për makina të vjetra ose të aksidentuara, në mënyrë që pjesët e tyre t’i përdorë për t’ia vendosur makinave të tjera. Dhe në Mirditë nuk janë të pakta makinat që kanë nevojë për caktuar ose pësojnë defekte.

Ka një “ves” që e që e ka sjellë me vete nga Gjermania. Emiljani nuk mungon asnjë ditë, çdo mëngjes është në punë dhe pranë klientëve.

“E kemi ne shqiptarët që më shpesh çojmë makinën në servis se sa shkojmë vetë te mjeku, kështu që puna ime është e përditshme, madje edhe me orar të zgjatur”tregon Emiljani i cili shpesh pas vetes mban edhe djalin e tij 7 vjeç.

I biri ka lindur në Gjermani, por duket se dashurinë për katër-rrotakët e ka trashëguar nga i ati, pasi makinat janë lodrat e tij të preferuara.

Emiljani, sot 35 vjeç nuk e ka më ëndërr Gjermaninë.

“Unë e jetova Gjermaninë time.Tani, dua të jetoj jetën time tjetër. Këtu kam punën, kam familjen, prindërit. Një rrogë të mirë e nxjerr. Nëse emigroj nuk është se andej do e gjej të shtruar rrugën. Gjithçka andej ka shumë peripeci, puna që duhet të gjesh, largësia, e mbi të gjitha nuk je në vendin tënd. Kështu që mendoj se jam mirë këtu, për momentin”.

E vetmja arsye për të ikur do ishte që të shkoja të merrja një makinë…. e të kthehesha prapë.