Emergjenca

Programi i emergjencave humanitare ka si qëllim të ndihmojë komunitetet nga fatkeqësite civile dhe katastrofat humanitare.

Nevoja për ndërhyrje

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore si dhe nga ato të shkaktuara nga dora e njeriut. Ato janë nga më të ndryshmet, të tilla si: përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e tokës, epidemitë, zjarret në pyje etj. Sipas raport studimit të riskut botëror për vitin 2016, Shqipëria renditet e 40-ta nga 171 vende të botës, për rrezikun ndaj fatkeqësive natyrore. Madje më mirë se vendi ynë paraqiten vende si Afganistani, Sudani dhe Uzbekistani.

Qasja programatike

Përpara se fatkeqësitë të ndodhin, ne punojmë me fëmijët, familjet, strukturat qeverisëse që të zvogëlojnë rrezikun dhe cenueshmërinë ndaj fatkeqësive. Gjatë emergjencave, punonjësit tanë janë në tërren duke ndihmuar familjet me ndihma humanitare duke u dhënë përparësi fëmijëve, veçanërisht atyre që janë më në nevojë. Ndërhyrjet tona janë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe organizatat humanitare. Pas emergjencës, ne vazhdojmë të ndihmojmë komunitetet që të rindërtojnë të ardhmen e tyre postemergjencë. Konkretisht, programi synon të përfshijë komunitetin në hartimin e planeve parandaluese dhe në përballimin efektiv të fatkeqësive civile.

Përgjigjet në emergjencat e dimrit 2016-2017

Përgjatë gjashtë muajve të fundit në vendin tonë, brenda një periudhe të shkurtër, ndodhën dy emergjenca njëra pas tjetrës, përmbytjet në fundvitit-in 2016 dhe dimri i ashpër në fillim të 2017. Rreshjet e dendura shkaktuan situata përmbytjesh në disa zona e qytete të banuara. E ndërsa komunitetet ende nuk kishin marrë veten plotësisht nga dëmet e përmbytjeve, muaji janar, e gjeti pjesën më të madhe të vendit të mbuluar nga dëbora dhe nën efektin e temperaturave ekstreme nën zero, deri -26 gradë në fshatrat të Dibrës, ku vështirësitë qenë të mëdha. Në të dyja situatat e emergjencës, World Vision, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale, ofroi ndihmë me (pako ushqimore, veshje, batanije, shtretër, dru zjarri, etj) për më shumë se 530 familje në nevojë në Dibër, Korçë, Librazhd, Elbasan, Lezhë, Kurbin, Durrës dhe Tiranë.