Me votat unanime të shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës u miratuan ligjet që e shndërrojnë FSK-në në ushtri të Kosovës. Miratimi i këtyre ligjeve u kundërshtua nga deputetët serb të Kosovës. Para se tre ligjet për FSK-në të votoheshin në kuvend, lista Srpska, që ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, kundërshtoi miratimin e këtyre ligjeve, duke thënë, se “ky transformim është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshilllit të Sigurimit dhe akteve të tjera ndërkombëtare, si dhe do të dëmtojë të ardhmen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”