Drejtësi miqësore për të gjithë fëmijët!

DSC_1008

Edhe pse është në shkollë, ai pjesën më të madhe të kohës e kalon jashtë saj. Djem të rritur që e dërgojnë të blejë paketa cigare dhe kur ai fiton ndonjë lekë duke lypur ia marrin… Fëmija për të cilin po ju tregoj historinë është 11-vjeç dhe unë e mbaj mend kështu gjithë kohës. Edhe pse 11 vjeç ai vazhdon të jetë në klasë të II-të…. Nuk duam ta shohim si 3 vëllezërit më të mëdhënj dhe babai që hyjnë e dalin nga burgu. Ai është 11 vjeç….”

 Ky është fragment nga rrëfimi i tre vajzave, pjesë e grupit të Mbrojtjes së Fëmijëve të World Vision, të cilat ishin pjesë e konferencës së nivelit të lartë, “Drejtësi miqësore për të gjithë fëmijët”.

Për herë të parë, një konferencë e këtij niveli bashkëorganizohej nga profesionistë të sektorëve të ndryshëm dhe organizata që merren me mbrojtjen e fëmijëve.

Konferenca u mbajt në një ambient jashtë të zakonshmes, në një qendër komunitare shumëfunksionale, ku do të trajtohen edhe fëmijë që janë në kontakt me ligjin.

Pjesëmarrës në konferencën që kishte si qëllim të prezantonte masat e ndërrmarra për realizimin e drejtësisë për të mitur ishin drejtues të lartë të Ministrive, Ambasadorja e Delegacionit Europian në Shqipëri, institucione pjesë e zinxhirit të drejtësisë dhe organizata që ofrojnë shërbime për fëmijët në nevojë për mbrojtje dhe fëmijë.