Një eksperiencë unike dhe e pakrahasueshme, mundësia për të bërë për herë të parë pushime, për të parë detin, për të qenë me miq të rinj dhe për të mësuar më shumë…
Janë copëza kujtimesh të ndara nga fëmijët, të cilët kanë qenë pjesë e kampeve verore që organizohen nga Qeshori deri në fund të Gushtit, prej 15 vitesh nga World Vision në të gjithë Shqipërinë…
Për rreth 3 mijë fëmijë që vijnë nga komunitetet më vulnerabël të moshave 6 deri 18 vjeç, këto kampe janë e vetmja mundësi pushimi dhe ndërveprimit me fëmijët e tjerë.