Aureli është 9 vjeç dhe jeton në fshatin Erebarë të Dibrës së bashku me familjen e tij. Prindërit e tij janë të papunë dhe shtëpia ku jetojnë është në gjendje tërësisht të amortizuar. World Vision është në ndihmë të Aurelit dhe të qindra familjeve në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Aureli 9 vjeç, djali në të djathtë duke marrë nga stafi u World Vision në Dibër, paketa ushqimore
Gjatë këtyre ditëve, që sipas meteorologëve për një javë llogaritet si sasia më e madhe e borës e rënë në dy dekada duke shënuar mbi dy metra në zonat malore, stafi ynë ka shkuar pranë banesave të 326 familjeve që përballen me vështirësi të mëdha në zonën e Dibrës, Shkodrës, Librazhdit, Korçës dhe Tiranës.
(Stafi i World Vision në Shkodër duke shpërndarë paketa ushqimore)
Stafi po shpërndan paketa ushqimore, batanije, xhupa dhe soba për të përballuar situatën e vëshirë.
(Sfafi i World Vision në Librazhd)
45 familje të varfëra në fshatrat Gizavesh, Arrëz, Librazhd Katund në zonat e thella të Librazhdit, prej datës 10 janar janë bllokuar në shtëpi, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në mbi 60 centimetra. Lëvizja është tërësisht e pezulluar dhe e vetmja mënyrë që mund të lëvizet janë kafshët, World Vision së bashku me Bashkinë Librazhd po shpërndan për këto familje, pako ushqimore dhe ushqim për bagëtinë për të përballuar situatën.
(Stafi i World Vision në Korçë duke shpërndarë paketa ushqimore për familjet e varfëra)
#20VjetWorldVisionShqipëridheKosovë
#20YearsWorldVisionAlbaniaandKosovo
#Jetënëplotësipërçdofëmijë