Të dhënat nga Raporti i Mirëqenies së Fëmijëve 2015 të World Vision tregojnë se gati tre të katërtat e fëmijëve të varfër dhe më në nevojë në Shqipëri raportojnë të kenë ndeshur dhunë apo abuzim në jetën e tyre, por më pak se 15% ndihen në gjendje për t’ia treguar këtë ndokujt.
Ndërkohë, ndryshimet në reformën territoriale dhe ristrukturimi në institucionet përkatëse kanë zbehur mekanizmat mbrojtës.