Çfarë është Festivali i Rinisë?

Foto cover

Për të 6-in vit, World Vision Albania organizon një aktivitet kombëtar që ka në fokus rininë. Duke sjellë një frymë inovative, ky festival është i konceptuar si një mundësi ku të rinjtë kërkojnë zgjidhje për çështjet që ata dhe komunitetet e tyre kanë. Në të njejtën kohë, ata zgjerojnë rrjetin e njohjeve, eksplorojnë mundësitë e reja që ofrohen për ta në treg si dhe argëtohen.

Përgjatë viteve, organizata të ndryshme kanë qenë bashkëorganizatore të këtij eventi rinor ku krahas të rinjve kanë marrë pjesë edhe titullarë e përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, perfaqësues të bizneseve dhe personazhe të njohur të sportit dhe artit.

“Të rinjtë përgatiten për mundësi dhe mirëqenie” ishte tema kryesore e festivalit të këtij viti. Mbi 100 të rinj nga 9 bashki të Shqipërisë u mblodhën në Korçë për të adresuar përmes sportit probleme të gjithëpërfshirjes e pa pabarazisë gjinore.

Ndërkohë përmes bisedave me panelistët, ata shkëmbyen ide dhe adresuan problematikat që i shqetësojnë. Të pranishëm në këtë pikëtakim të rinisë ishin: znj. Bora Muzhaqi, Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët; Znj. Elvira Baze, Përgjegjëse e Sektorit të Projekteve në Sport në MAS; Z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë; Znj. Benila Terova, N/Kryetare e Bashkisë Korçë; Prof. Asc. Dr. Arben Kaçurri, Drejtor i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit në Universitetin e Sporteve të Tiranës; Znj. Kleina Kasanai, Agjencia Kombëtare e Rinisë – AKR; Z. Enio Jaço, përfaqësues i American Chamber; z. Roberto De Bernardi, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri; Z. Kreshnik Loka, Drejtues i Degës Lokale RYCO; Znj. Ira Topalli, Menaxhere për Marrëdhëniet me Ndërkombëtare, Kongresi Rinor Kombëtar; Z. Verdi Norja, Përfaqësues i One Telecommunications si dhe dhjetra përfaqësues të grupeve rinore IMPACT.

Edicioni i 6-të i Festivalit të Rinisë 2022 u organizua nga World Vision Albania në bashkëpunim me Regional Youth Cooperation Office – RYCO dhe Kongresi Rinor Kombëtar, dhe u mbështetet nga One Telecommunications dhe DigitAlb.

 

English below

World Vision Albania organizes for the 6th year in a row, a national activity that focuses on youth. Year after year, this festival brings an innovative spirit and is conceived as a platform where young people advocate and seek solutions to the issues facing their communities. At the same time, they expand their network of acquaintances, explore new opportunities offered and have fun.

The co-organizers of this youth event over the years have been various organizations. In addition to the young people, officials and representatives of central and local institutions, representatives of small businesses and sport and art celebrities have also participated in this event.

The main theme of this year’s festival was “Youth getting ready for opportunities and well-being”. Over 100 young people from 9 municipalities of Albania gathered in Korça to address issues of inclusiveness and gender inequality through sports.

Meanwhile, they exchanged ideas and addressed the problems concerning them by discussing with the members of the panel. This youth meeting was attended by: Ms. Bora Muzhaqi, Minister of State for Youth and Children; Ms. Elvira Baze, Head of the Sports Projects Sector at MES; Mr. Sotiraq Filo, Mayor of Korça Municipality; Ms. Benila Terova, D/Mayor of Korça Municipality; Prof. Asc. Dr. Arben Kaçurri, Director of the Sports Scientific Research Institute at the Sports University of Tirana; Ms. Kleina Kasanai, National Youth Agency – NYA; Mr. Enio Jaço, representative of the American Chamber of Commerce; Mr. Roberto De Bernardi, UNICEF Albania Representative; Mr. Kreshnik Loka, Head of the Local RYCO Branch; Ms. Ira Topalli, International Relations Manager, National Youth Congress; Mr. Verdi Norja, Representative of One Telecommunications as well as several other representatives of IMPACT youth clubs.

The 6th edition of the Youth Festival 2022 was organized by World Vision Albania in cooperation with the Regional Youth Cooperation Office – RYCO and the National Youth Congress, and was supported by One Telecommunications and DigitAlb.