Çdo jetë, çdo kromozom dhe çdo histori ka rëndësi

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, ju njohim me Leonisin 4 vjeçar nga Librazhdi, i cili prej një viti po mbështeten nga specialistët e World Vision me shërbime të specializuara në fizioterapi, logopedi dhe terapi zhvillimi.

Terapia e ka ndihmuar Leonisin të ecë në mënyrë të pavarur, të ngjisë dhe të zbresë shkallët, të rrisë përqendrimin dhe të artikulojë fjalë dhe tinguj të ndryshëm, – thotë specialistët e Qendrës Multifunksionale Kia Green Light Project, e cila ofron shërbime të specializuara për 62 fëmijë me aftësi të kufizuara në zonat rurale dhe qytet.

Ne besojmë se çdo jetë, çdo kromozom dhe çdo histori ka rëndësi. Mbështetja, fuqizimi dhe përfshirja e çdo fëmije është thelbësore që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Ky projekt financohet nga Kia, me mbështetjen e  World Vision Korea  dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd.