Sot, në Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, festojmë potencialin e pafund të fëmijëve dhe të rinjve, ndërsa apelojmë për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Në Prrenjas, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, kemi ngritur një model të integruar shërbimesh, duke ju ofruar mundësi të gjithë fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara të përfshihen dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Kjo video është prodhuar në kuadër të projektit “Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga World Vision Albania dhe Bashkia Prrenjas.