Çdo ditë në Prrenjas, mesatarisht 9 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara marrin shërbim të specializuar në ambientet e Qendrës Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar.
Për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara që jetojnë në fshatrat e largët të Prrenjasit dhe që nuk kanë mundësi të frekuentojnë ambientet e Qendrës Komunitare, ekipi i specialistëve ofron shërbim në shtëpitë e tyre.
Mesatarisht çdo ditë, 7 fëmijë/të rinj me aftësi të kufizuara marrin shërbime të specializuara në logopedi, fizioterapi dhe terapi zhvillimi në shtëpitë e tyre, ndërsa këshillim ofrohet edhe për prindërit e tyre.
Projekti “Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me Bashkinë Prrenjas. Ky projekt i vjen në ndihmë 180 fëmijëve/të rinjve me aftësi të kufizuara, duke ofruar shërbim në 3 aspekte; në ambientet e qendrës, në shtëpitë e fëmijëve në fshatrat e largët dhe në shkolla.